- Reklama -

Kosova sot hap ambasadën në Malajzi

Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Sipas ministres në detyrë të MPJD-së, Donika Gërvalla,  hapja e ambasadës shënon një moment të veçantë dhe një hap të rëndësishëm në angazhimet e Kosovës për forcimin e lidhjeve me vendet e Azisë Juglindore dhe zgjerimin e pranisë së saj diplomatike në këtë rajon strategjik.

- Reklama -

Malajzia ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe hapja e ambasadës në kryeqytetin e saj përfaqëson një dëshmi të përkushtimit të ndërsjellë për të avancuar bashkëpunimin dhe për të thelluar marrëdhëniet e ndërtuara mbi respektin dhe mirëkuptimin reciprok.

“Hapja e Ambasadës në Kuala Lumpur nuk është vetëm një zgjerim i pranisë sonë diplomatike, por edhe një shprehje konkrete e vullnetit tonë për të ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi me një nga rajonet më dinamike në botë. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë dhe të përkushtuar për ta çuar këtë partneritet në nivele të reja,” ka thënë Gërvalla.

Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur synon të shërbejë si një urë e re bashkëpunimi në fushat e diplomacisë, tregtisë, shkëmbimeve kulturore dhe përkrahjes së qytetarëve të Kosovës në këtë pjesë të botës. Kjo hapje është rezultat i punës së vazhdueshme institucionale dhe përkushtimit strategjik për afirmimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort