- Reklama -

OVL e UÇK-së: Paralajmërimet për dënime të tjera të krerëve të UÇK-së, alarm për drejtësinë dhe shtetin

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar ndaj paralajmërimeve të ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqit, që sipas tyre, sugjerojnë se Prokuroria në Hagë po përgatit dënime të reja ndaj krerëve të UÇK-së.

Në një deklaratë publike, OVL e UÇK-së e cilëson këtë një “alarm të rëndë për drejtësinë dhe shtetin”, duke shprehur shqetësimin e thellë për drejtimin që ka marrë procesi gjyqësor në Hagë.

- Reklama -

Sipas OVL-së, ky proces nuk ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të atyre që udhëhoqën luftën për çlirim të vendit.

“Shqetësimet e publikuara sot nga ekipi mbrojtës i z. Jakup Krasniqi, që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuroria në Hagë, janë alarm i rëndë për drejtësinë dhe shtetin tonë. Këto paralajmërime konfirmojnë frikën e vazhdueshme se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së nuk ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por ndëshkimin politik të atyre që udhëhoqën luftën për çlirim”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.

Tutje në reagim thuhet se “janë bërë katër vjet e gjysmë që nga momenti kur krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë, në rrethana që çdo ditë më shumë dëshmojnë karakterin e padrejtë dhe të njëanshëm të këtij procesi”.

“Dënimet e deritanishme, përfshirë ato ndaj Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës, nuk kanë qenë asgjë tjetër përveçse vendime të padrejta që, në emër të drejtësisë, kanë synuar ta godasin luftën tonë çlirimtare. Luftëtarët e lirisë që sot gjenden pas grilave, janë burrat që kontribuuan në çlirimin e vendit dhe themelimin e shtetit të Kosovës. Në vend që të nderohen, ata po përballen me një proces që më shumë ngjan me ndëshkim politik sesa me drejtësi ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e tyre.

Në përfundim, OVL e UÇK-së u bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të mos heshtin përballë këtij zhvillimi, por të reagojnë me seriozitet dhe të mbrojnë të vërtetën e luftës çlirimtare.

“Kjo gjykatë, që në esencë nuk ka për synim vetëm ndjekjen e individëve të caktuar, po tenton të dëmtojë legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, përmes saj, edhe shtetësinë e vetë Kosovës. Çdo dënim i mundshëm ndaj drejtuesve të UÇK-së do të paraqiste jo vetëm një padrejtësi personale, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë frymës së lirisë dhe sakrificës së popullit tonë.

I bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të trajtojnë me seriozitet dhe vëmendje të plotë zhvillimet në këtë proces. Heshtja institucionale në këto rrethana është e papranueshme. Është detyrë shtetërore dhe kombëtare që të mbrohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare dhe të kërkohet drejtësi reale, jo ndëshkim politik”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş