Dy raste të zhdukjes janë raportuar brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, përkatësisht në Prizren.
Policia ka njoftuar se një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga nëna e saj e cila ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia më 28 pritll dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Sipas ankueses ajo është recidiviste. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa, në fshatin Gjonaj një person ka njoftuar se nëna e tij sipas tij me çrregullime mendore është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Sipas ankuesit dyshohet se viktima ka çrregullime mendore”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.