Home LAJME Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit

Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit

0
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit

Pak para nisjes së seancës konstituive, kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Sot, për herë të nëntë tentohet të bëhet konstituimi i Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Ftesa e Kurtit ka shkuar edhe për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili për dallim nga Memli Krasniqi ka refuzuar ftesën.

E propozuara e LVV-së për kryeparlamnetare ka dështuar në shtatë tentime të marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur kryetare e Kuvendit.

Nga PDK e AAK i kanë bërë thirrje LVV-së të ndërrojë kandidaten duke e vlerësuar Haxhiun si figurë përçarëse.

Kurse, LDK ka thënë se nuk e voton asnjë të propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

LVV-ja deri më tash nuk ka ndryshuar qëndrim nga kandidatura e tyre duke thënë se opozita nuk mund t’ua imponojë kandidatin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here