- Reklama -

LDK refuzon ftesën e Kurtit për takim

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim të bërë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për KALLXO.com ka njoftuar se askush nga LDK-ja nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

- Reklama -

Bajrami ka thënë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është çështje e marrëveshjes politike mes partive që synojnë të krijojnë shumicën, dhe sipas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për një marrëveshje të tillë.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka pranuar një letër nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje/deputeti Albin Kurti. Megjithatë, as kryetari Abdixhiku dhe askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të merr pjesë në këtë takim. Pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës është në bazë të rezultatit zgjedhor, dhe nuk është objekt diskutimi me asnjë parti tjetër. Për me tepër nënkryetarët votohën në pako nga Kuvendi, sipas praktikës së deritanishme”- ka thënë ajo për KALLXO.com.

Kurti e ka ftuar Abdixhikun për takim për të enjten (01.05.2025) në orën 8:30, rreth dy orë para se të fillojë përpjekja e nëntë e seancës për konstituimin e Kuvendit.

Kjo është hera e dytë që Kurti i dërgon ftesë LDK-së për t’u takuar lidhur me çështjen e formimit të institucioneve.

Më 08.04.2025, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar takimin për konsultime me kryeministrin në detyrë, njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş