Home LAJME Miratohet Strategjia për Sigurinë në Shkolla – DKA e Prizrenit thekson përkushtimin për një mjedis të sigurt arsimor

Miratohet Strategjia për Sigurinë në Shkolla – DKA e Prizrenit thekson përkushtimin për një mjedis të sigurt arsimor

0
Miratohet Strategjia për Sigurinë në Shkolla – DKA e Prizrenit thekson përkushtimin për një mjedis të sigurt arsimor

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilloi sot një takim pune me drejtorët e shkollave të komunës, ku u miratua “Strategjia për sigurinë në institucionet edukative”. Strategjia synon forcimin e masave mbrojtëse për sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor në të gjitha nivelet.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu organizimi i Javës “Remzi Ademaj” dhe aktivitetet e planifikuara me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Po ashtu, u shqyrtuan përgatitjet për testin e maturës dhe për testimin ndërkombëtar PISA 2025.

DKA-ja ka filluar edhe procesin për organizimin e regjistrimeve të nxënësve në klasën e parë dhe në institucionet parashkollore për vitin e ri shkollor.

Drejtoresha Veselaj-Gutaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të siguruar një cilësi të lartë në arsim dhe një ambient të sigurt e përkrahës për të gjithë nxënësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here