- Reklama -

Osmani: Personat e zhdukur janë plaga më e thellë e luftës, drejtësia për ta nuk shuhet kurrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se ata që mungojnë janë “plaga më e thellë e luftës” dhe theksoi se drejtësia për ta është një premtim që nuk shuhet kurrë.

- Reklama -

“Në Ditën Kombëtare të të Zhdukurve me dhunë, me dhimbje e respekt të thellë kujtojmë qytetarët tanë të zhdukur me dhunë gjatë luftës nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Secili emër në atë listë është një jetë e ndalur dhunshëm, një familje që pret, një plagë që kërkon shërim, një ankth që nuk shuhet kurrë,” shkroi Osmani.

Ajo shtoi se, edhe pas 26 vjetësh nga përfundimi i luftës, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave që përmbajnë të dhëna për të zhdukurit me dhunë dhe për varrezat masive.

“Ky refuzim është përsëritje e përditshme e krimit, jo vetëm ndaj viktimave, por edhe ndaj familjeve të tyre dhe ndaj gjithë Kosovës. Prandaj, lufta jonë për drejtësi nuk do të ndalet kurrë. Kujtojmë me nderim dhe kërkojmë drejtësi me vendosmëri,” përfundon Osmani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort