Komanda e Forcave Tokësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se ushtrimi fushor “Arrow Bravo 25” u realizua me qëllim vlerësimin dhe validimin e Kompanisë së Shtabit dhe Kompanisë B në detyrat esenciale për zbatim të misionit.
“Kompanitë kanë realizuar operacione të sulmit, mbrojtëse dhe të stabilitetit të cilat kontrolli i UF i planifikoi dhe simuloi që kompanitë të përballen me situata sa më reale, duke vlerësuar shkathësitë dhe aftësitë e komandimit, vendimmarrjes në kushte stresi, dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme ushtarake. Ushtrimi Fushor “Arrow Bravo 25”u zhvillua me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës. FSK, ushtria jonë, krenaria jonë”, ka shkruar tutje Maqedonci.