- Reklama -

Kryetari Shaqir Totaj deklaron 500 mijë euro pasuri të paluajtshme

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe njëherësh lider i Degës së PDK-së në këtë komunë, ka deklaruar një pasuri të konsiderueshme në formularin e pasurisë për vitin 2025. Ai ka paraqitur në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasuri të paluajtshme në vlerë totale prej 500 mijë euro.

Totaj ka theksuar se është pronar i një trualli me sipërfaqe prej 221 metrash katrorë të vlerësuar në 300 mijë euro, si dhe i një objekti afarist me sipërfaqe prej 680.06 metrash katrorë, të vlerësuar në 200 mijë euro. Ky objekt, sipas tij, i sjell edhe të hyra nga qiraja – konkretisht 28 mijë e 447 euro e 44 centë.

- Reklama -

Përveç pronave të paluajtshme, kryetari ka deklaruar edhe tri vetura që janë në shfrytëzim nga familja e tij. Vetë ai është pronar i një veture të markës Audi me vlerë prej 25 mijë euro, ndërsa dy veturat tjera janë të fëmijëve të tij – njëra e vlerësuar në 10 mijë euro dhe tjetra në 19 mijë euro.

Në aspektin financiar, Totaj ka deklaruar gjithashtu edhe kursimet bankare. Ai ka raportuar 11 mijë e 355 euro e 74 centë në kursime nga të hyrat vjetore, si dhe një shumë shtesë prej 11 mijë e 681 euro në llogarinë rrjedhëse.

Në raportin e tij, Totaj ka bërë të ditur edhe një kredi të marrë në vitin 2022 në vlerë prej 11 mijë eurosh, të cilën e kishte përdorur për blerjen e një veture. Nga kjo shumë, ai ka raportuar se i kanë mbetur edhe 5 mijë e 500 euro për t’i kthyer.

Deklarimi i pasurisë së Totajt paraqet një pasqyrë të qartë të burimeve të tij të të ardhurave dhe pronave që zotëron, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, automjete, kursime dhe të hyra nga qiraja.

Deklarimi i pasurisë nga Shaqir Totaj

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort