- Reklama -

Kurti uron qytetarët e komunitetit turk në Kosovë në Ditën Kombëtare të Turqve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e komunitetit turk në Kosovë, me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve, ndërkohë që në Turqi, data e 23 prillit festohet si Dita e Sovranitetit Kombëtar dhe Festa e Fëmijëve.

Ai ka nderuar kontributin e qytetarëve të komunitetit turk në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, duke i cilësuar si urë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

- Reklama -

“Kjo ditë është një moment i veçantë për të nderuar kontributin e bashkëqytetarëve tanë të komunitetit turk në të gjitha fushat e jetës në Kosovë – në arsim, shëndetësi, institucione, art, biznes dhe shoqëri civile. Komuniteti turk është pjesë e pandashme e shtetit tonë shumetnik dhe një urë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Bashkëjetesa e përzemërt dhe harmonia që ekziston mes shqiptarëve, turqve dhe grupeve të tjera etnike është një aset i çmuar që na bën më të fortë dhe më të pasur si shoqëri. Bashkëqytetarëve tanë nga radhët e komunitetit turk u uroj gëzim dhe lumturi për këtë festë të dyfishtë! Le të vijojmë me punë dhe angazhim për zhvillim, mirëqenie e miqësi gjithnjë e më të madhe”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “Facebook”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort