Home LAJME Arrestohet në Kukës kosovari i shpallur në kërkim

Arrestohet në Kukës kosovari i shpallur në kërkim

0
Arrestohet në Kukës kosovari i shpallur në kërkim

Policia e Shtetit në Shqipëri ka realizuar një operacion të koduar “Operacionalja” në qytetin e Kukësit, gjatë të cilit është arrestuar një shtetas nga Kosova, i dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm në fushën e narkotikëve.

I arrestuari, 31 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare.

“Në kuadër të operacionit ‘Operacionalja 41’, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arritur të lokalizojë dhe ndalojë në Kukës shtetasin D. D., 31 vjeç, me qëllim ekstradimi,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky person rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar në bazë të një vendimi të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës më 14 prill 2025, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për akuzën e “Shkeljes së ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, sipas Kodit Penal të Kosovës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here