12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Nën moton “As një cent më shumë”, protesta organizohet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Ky organizim vjen pas miratimit të shtrenjtimit të tarifave të rrymës prej 16.1 për qind nga ana e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Që nga paralajmërimi se rryma do të mund të shtrenjtohej, qytetarët reaguan që kjo të mos ndodh, duke shfaqur pakënaqësinë për një veprim të tillë.
E nga komuniteti i biznesit apeluan që ky vendim të shtyhej, sepse shtrenjtimi i rrymës do të krijonte vështirësi në operimin e bizneseve në Kosovë.
Derisa organizatorët e protestës paralajmëruan edhe aktivitete tjera, duke përmendur edhe bllokimin e rrugëve dhe institucioneve.