- Reklama -

Ambasada britanike dhe franceze përshëndesin ndarjen e titullit “Nderi i Republikës” nga presidentja Osmani për tre të mbijetuarit e dhunës seksuale

Ambasada britanike dhe ajo franceze në Kosovë e kanë përshëndetur ndarjen e titullit “Nderi i Republikës” nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqin, Shyhrete Tahirin dhe Ramadan Nishorin.

Ambasada britanike i ka cilësuar si heronj të vërtetë kosovarë tre të mbijetuarit e dhunës seksuale në luftën e Kosovës.

- Reklama -

“Ishte privilegj i vërtetë t’i bashkohemi presidentes Osmani pasditen e sotme teksa ajo i ndau titullin “Nderi i Republikës” Vasfije Krasniqit, Shyhrete Tahirit dhe Ramadan Nishorit – tre heronjve të vërtetë kosovarë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike në Kosovë.

Ndërkaq, edhe Ambasada e Francës ka shprehur respekt, dinjitet dhe solidaritet ndaj dëshmive të guximshme mbi dhunën që kanë përjetuar.

“Ambasada e Francës shpreh respektin e saj për znj. Vasfije Krasniqi & znj. Shyhrete Tahiri, si dhe z. Ramadan Nishori për dëshmitë e tyre të guximshme mbi dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës. Ju përshëndesim me respekt, dinjitet dhe solidaritet”, kanë thënë nga Ambasada franceze në Kosovë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort