Presidenti amerikan Trump është shprehur se se pret të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian në mosmarrëveshjen për tarifat, përcjell albinfo.ch.
Besoj “100 për qind” në një marrëveshje, tha Trump pas takimit me kryeministren italiane, Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë.
- Reklama -
Edhe Meloni u shpreh optimiste se do të arrihet një zgjidhje e pranueshme. Ajo e quajti SHBA-në një “partner të besueshëm”. Kryeministrja italiane u angazhua si ndërmjetësuese në mosmarrëveshjen doganore mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
- Reklama -