- Reklama -

‘Votat për formimin e Qeverisë’- Kurti iu shmanget pyetjes së gazetarëve!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përgjigjur sërish në pyetjet e gazetarëve se a i ka siguruar votat për krijimin e qeverisë së re.

I pyetur nga gazetarët pas përurimit të pikëkalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, që u organizua nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Kurti zgjodhi të mos e komentojë këtë çështje.

- Reklama -

Në vend të përgjigjes së kërkuar nga gazetarët, ai foli për ngjarjen e sotme.

“Mbledhja e dy qeverive ka qenë në nëntor, ju po e shihni sa shpejt e mirë është realizuar në prill, urime të gjithëve. Besoj që kjo mbledhje që kemi mbajtur në nëntor në Prishtinë, mes dy qeverive, ka qenë vendimtare me protokollin e zbatimit për një realizim konkret, praktik dhe të shpejtë”, ka thënë ai.

Para dy ditësh, deputetja e zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila, e cila kandidoi në listën e Vetëvendosjes, tha se përpjekjet për formimin e Qeverisë Kurti 3 po vazhdojnë dhe pranoi se nuk i kanë votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

“Nga 10 deputetë të pakicave joserbe, 3 nuk e kanë dhënë ende konfirmimin e plotë, kanë pasur kërkesa më të mëdha se sa mandati i tyre. Ka dyshime se ka presion edhe nga Lista Serbe për të parandaluar formimin e qeverisë Kurti 3 përmes shantazheve ndaj grupit të pakicave joserbe. Aktualisht janë 8 nga komunitet jo shumicë, edhe Limaj ka shprehur gatishmërinë për 3 deputetët e vet, bëhen 59, duke ngelur ende 2 mangët nga 61 i shumicë së thjeshtë parlamentare që duhen për qeverinë…”, kishte thënë ajo. /EO/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort