Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli ka priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për diskutuar ne lidhje me procesin e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2025.
Bëhet e ditur se Rizvanolli, ritheksoi komentet e dërguara me shkrim tek ZRRE, përfshirë: (i) që konsumatorët më konsum nën 800 kWh në muaj të mos preken nga rritja, që do të thotë që rreth 60% e familjeve të mos preken fare, dhe (ii) për të tjerët, pra rreth 35% që preken vetëm gjatë disa muajve të dimrit dhe 5% që e kalojë këtë konsum rregullisht, rritja të jetë sa më e ulët që është e mundur pa rrezikuar furnizimin, dhe të ketë edhe breze shtesë të konsumit mbi 800 kËh, ashtu që të mbrohen veçanërisht familjet që konsumojnë më pak.
“Ministrja kërkoi informata shtesë mbi disa prej faktorëve që kanë çuar tek rritja e kostos së furnizimit, si p.sh., çmimi i kapaciteteve të transmisionit, dhe kërkoi që këto çështje të trajtohen ne detaje nga ZRrE dhe nëse konstatohet që disa nga kostot kanë qenë të evitueshme, ato të mos barten tek konsumatorët por mbahen përgjegjës operatorët”, thuhet në komunikatë. /zëri/