Gazetari e publicisti Daut Dauti ka ndarë një fotografi të rrallë, ku shihen lideri aktual i LVV-së Albin Kurti dhe ai i PDK-së Memli Krasniqi.
Të dy, Kurti dhe Krasniqi, tashmë janë figura kyçe në skenën politike të Kosovës dhe ani pse sot janë kundërshtarë politikë, më parë duket se kanë pasur një marrëdhënie më miqësore.
Sipas Dautit kjo fotografi ishte shkrepur vite më parë në një lokal në Londër, ku pirja e duhanit ende nuk ishte e ndaluar në ambientet publike.
“Kjo fotografi është e kohës kur në lokalet e Londrës ende nuk ka qenë e ndaluar pirja e duhanit, kurse muhabeti shoqëror-vëllazëror”, ka shkruar Dauti.
Kujtojmë se Daut Dauti kishte qenë zëdhënës i Qeverisë në kohën kur Bajram Kosumi ishte kryeministër.