- Reklama -

AUV e konfirmon: Mishi i bardhë në tregun e Kosovës është i sigurt

Një bakterie e gjetur në mishin e bardhë në Shqipëri ditë më parë ka alarmuar edhe Kosovën.

Është fjala për salmonelën e gjetur në llojin e mishit të bardhë “Copacol” në shtetin fqinj.

- Reklama -

E të menjëhershëm ishin edhe reagimet në Kosovë, ku filluan kontrolle të rrepta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për mishin që importohet nga Brazili.

Por  Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit sot ka bërë të ditur se mishi i bardhë i pulës i cili tregtohet në Kosovë, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret për tregtim.

“Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë, mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurt. Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarrë e veprimeve për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshirë edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike. Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qenë duke u tregtuar dhe ai që ishte duke u importuar, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Në njoftimin e AUV-së thuhet se mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis.

“Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore nr. 27/2012 , si edhe plotësim ndryshimit 09/2018.  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte.  Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort