- Reklama -

Zhurianët kërkojnë që Komuna e Prizrenit të investojë në Gomnin e Zhurit, një vend atraktiv për zhvillimin e turizmit

Banorët e Zhurit kërkojnë nga Komuna e Prizrenit që të investoj për revitalizimin e Gomn-it, një vend me rëndësi historike dhe kulturore, që ndodhet vetëm 1 km larg fshatit Zhur, përballë Pashtrikut. Ky vend, i cili ka pamje spektakolare të natyrës, përfshirë edhe Drinin e Bardhë, është një pjesë e pandashme e identitetit dhe trashëgimisë së zonës, dhe ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit.

Jemin Memaj, nga Zhuri,një pasionant i natyrës, ka shkruar një kërkesë drejtuar institucioneve lokale dhe qeveritare, në të cilën kërkon mbështetje për zhvillimin e turizmit në këtë lokalitet. Ai e sheh Gomn-in si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar turizmin kulturor dhe natyror, si dhe për të forcuar lidhjen e komunitetit me trashëgiminë e tij. Revitalizimi i këtij vendi mund të sjellë përfitime të shumta për rajonin, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e turizmit.

- Reklama -

Gomni ka qenë dikur një qendër jetësore për banorët e kësaj zone, por ka mbetur një vend i harruar.Banorët e Zhurit dhe fshatrave përreth kërkojnë që Komuna e Prizrenit të ndërmarrë hapa konkretë për të mundësuar akses më të lehtë në këtë vend të mrekullueshëm, duke investuar në infrastrukturën e nevojshme, siç është ndërtimi i një rruge që mundëson qasjen me automjete.

Ky investim mund të ndihmojë në shndërrimin e Gomn-it në një destinacion turistik të rëndësishëm, duke sjellë përfitime për komunitetin dhe rajonin në tërësi.

www.tvprizreni.net (Valon Sope)

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort