Home LAJME Kurti mirëpriti një grup nxënësish nga Bosnje dhe Hercegovina

Kurti mirëpriti një grup nxënësish nga Bosnje dhe Hercegovina

0
Kurti mirëpriti një grup nxënësish nga Bosnje dhe Hercegovina

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja në detyrë Emilija Rexhepi mirëpritën sot në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës një grup nxënësish dhe profesorësh nga Bosnje dhe Hercegovina.

Në delegacion ishin të pranishëm përfaqësues të Gjimnazit “Obala” nga Sarajeva, si dhe nxënës dhe mësimdhënës nga Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren.

Duke u uruar mirëseardhje në Prishtinë, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vizitave të tilla dhe tha se vendi ynë i ka gjithmonë dyert e hapura për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës.

“Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit shprehën mirënjohjen e tyre për mikpritje dhe takimin e sotëm, duke e cilësuar atë dhe vizitën e tyre në Kosovë si shumë të dobishme në forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet të rinjve nga Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here