Home LAJME Tarifat e Trumpit, pritet që çmimet e naftës të ulen edhe në Kosovë

Tarifat e Trumpit, pritet që çmimet e naftës të ulen edhe në Kosovë

0
Tarifat e Trumpit, pritet që çmimet e naftës të ulen edhe në Kosovë

Çmimet e naftës ranë këto ditë mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore dhe se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po e mbi furnizon tregun.

Ulja e çmimeve të naftës në nivel global pas vendosjes së tarifave nga Trump, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani  do të ndikojë në rënien e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë.

Berjani ka thënë se lëvizja e çmimeve të derivateve të naftës, ka filluar që nga sot. Ai tha se për momentin çmimet e derivateve të naftës janë më të ulëtat në rajon tonë.

“Ulja e çmimit të naftës në nivel global do të ndikojë dhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë“, tha Berjani, për RTK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here