- Reklama -

Sociologu Kunushevci: Kriza sociale dhe mungesa e ndëshkimeve, shkaktarët kryesor të rritjes së dhunës në Kosovë

Sociologu Labinot Kunushevci thekson se dhuna që po përjeton shoqëria kosovare ka lidhje të ngushta me disa faktorë të thellë socialë dhe kulturorë.Kunushevci në një prononcim për GazetaBlic, tregon disa prej faktorëve kryesorë që shpiejnë drejt dhunës, që janë mungesa e komunikimit racional, paaftësia për të përdorur inteligjencën emocionale si mekanizëm vetëkontrolli, si dhe mungesa e frikës nga ndëshkimi i shtetit.

Ai gjithashtu thekson dënimet e ulëta për individët që mbajnë armë pa leje si një faktor që kontribuon në rritjen e dhunës.“Faktorët kryesorë që shpiejnë në dhunë janë mungesa e komunikimit racional, mungesa e inteligjencës emocionale si mekanizëm vetëkontrolli, mungesa e frikës nga ndëshkimi i shtetit (dënimet e vogla për dorasit ose armëmbajtësit pa leje), mungesa e ndërgjegjësimit për pasojat e veprave kriminale, kriza e thellë morale e sociale, dështimi i elitave kulturore etj.

- Reklama -

Rritja e rasteve tregon se shoqëria jonë po futet në një cikël të riprodhimit të dhunës duke e pa atë si të vetmin model të zgjidhjes së konfliktit. Kjo tregon rënien e besimit në kompetencën dhe fuqinë e institucioneve për t’i zgjidhur problemet dhe mosmarrëveshjet – pra mungesa e vetëdijes institucionale”, u shpreh ai.

Kunushevci gjithashtu thekson se shoqëria, elitat kulturore, shkollat dhe universitetet, shoqëria civile dhe mediat nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar këtë fenomen.Ai e thekson se dhuna nuk mund të zgjidhet vetëm me fushata dhe ligjërata të thjeshta populiste, por kërkon një strategji të mirëfilltë që fillon që nga shkollat e hershme.

Ndër të tjera ai propozon që dënimet të jenë më të ashpra, duke përfshirë burgimin për një periudhë prej së paku tri vjetësh, për të krijuar një efekt frikësues dhe për të parandaluar dhunën.“Shoqëria, elitat, shkolla dhe universiteti, shoqëria civile, organizatat dhe mediat, nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta parandaluar, pasi dhuna nuk zgjidhet vetëm me kampanja e ligjërata, nuk zgjidhet me populizëm, por zgjidhet me strategji e cila fillon të implementohet që nga klasa e parë në shkollë fillore me angazhimin e shumë resurseve profesionale, përfshirë sociologë, psikologë dhe neuropsikiatëra. Pastaj forcohet me një dorë të fortë kontrolli e sanksioni të shtetit mbi potencialet e dhunës, pra kur ndryshohet sanksioni qesharak gjobitës ndaj personave që mbajnë armë pa leje, pasi dënimet ndaj tyre duhet të jenë së paku tri vite burg”, tha ai për GazetaBlic.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort