Home LAJME Misioni gjerman në NATO: Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik

Misioni gjerman në NATO: Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik

0
Misioni gjerman në NATO: Kosova dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik

Një Kosovë paqësore, stabile dhe multietnike dhe Ballkani Perëndimor mbeten prioritet strategjik për Gjermaninë, deklaroi Misioni Gjerman në NATO.

Siç thanë ata, KFOR-i dhe Ekipi Ndërlidhës Këshillimor i NATO-s (NALT) luajnë një rol të madh për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

“Gjermania aktualisht ofron më shumë se 300 ushtarë në kuadër të KFOR-it dhe NALT-it. Gjermania kohëve të fundit ka zgjatur kohëzgjatjen e angazhimit të njësisë operative në kuadër të KFOR-it deri në vitin 2027. Në këtë fazë nuk ka plane  për rritjen e numrit të ushtarëve gjermanë në KFOR”, ka thënë ky mision për kosovo online.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here