Home LAJME Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mbështet thirrjet për heqjen e tarifave me SHBA-në

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mbështet thirrjet për heqjen e tarifave me SHBA-në

0
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mbështet thirrjet për heqjen e tarifave me SHBA-në

Përmes një komunikate për media, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mbështet thirrjet drejtuar qeverisë për heqjen e tarifave doganore ndaj produkteve amerikane.

DhTIK vlerëson se këto tarifa, edhe pse më të ulëta krahasuar me shumë vende të rajonit, mund të kenë ndikim të rëndë në ekonominë e vendit, sidomos për bizneset që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu në komunikatë theksohet se DhTIK i bën sërish apel qeverisë për të mbështetur bizneset e prekura nga ky vendim, pasi rrezikohet humbja e qindra vendeve të punës.

“Për më tepër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kërkuar vazhdimisht heqjen e tarifave doganore dhe TVSH-së (8% për mallrat esenciale dhe 18% për mallrat e tjera). Megjithatë, asnjë qeveri, duke përfshirë qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2, nuk ka ndërmarrë veprime për heqjen e këtyre tarifave”, thuhet tutje në komunikatën për media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here