- Reklama -

Rizvanolli: Qeveria ka propozuar që rritja e çmimit të energjisë të jetë më e butë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që rritja e çmimit të energjisë elektrike të jetë më e butë, duke ulur të hyrat e lejuara të kompanive.

Ajo tha se ky propozim është i bazuar në argumente konkrete, përfshirë shtimin e kapaciteteve prodhuese nga termocentrali Kosova B.

- Reklama -

“Ne kemi propozuar tek ZRRE-ja disa ndryshime. E para është që të zbutet rritja e çmimit, duke ulur të hyrat e lejuara të kompanive. Kjo do të ndikojë në një rritje më të përballueshme për qytetarët. Nga fundi i tetorit, pas intervenimeve në Bllokun B, kapaciteti do të rritet me 15 megavat, çka do të nënkuptojë rreth 39 gigavat orë më shumë prodhim për periudhën tetor-dhjetor. Kjo do të zvogëlojë importin e energjisë për së paku 6 milionë euro”, ka thënë Rizvanolli për ATV.

Ajo theksoi gjithashtu se kanë kërkuar më shumë sqarime për propozimin aktual të ZRRE-së, pasi sipas saj, ka diskrepanca të mëdha krahasuar me vitin e kaluar.

“Gjatë vitit të kaluar ka pasur njëfarë stabilizimi të kërkesës, çmimi ka qenë përafërsisht i njëjtë, megjithatë, në fundvit u rrit. Prodhimi i KEK-ut në vitin 2024 ka qenë 7% më i lartë se në vitin 2023. Prandaj, kemi kërkuar më shumë sqarime për diskrepancat e mëdha në propozimet aktuale”, u shpreh Rizvanolli.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort