Home LAJME Sindikata e Policisë reagon pas vrasjés së rreshterit në Kaçanik

Sindikata e Policisë reagon pas vrasjés së rreshterit në Kaçanik

0
Sindikata e Policisë reagon pas vrasjés  së rreshterit në Kaçanik

Rreshteri policor Muhamed Lika nga Kaçaniku ka mbetur i vdekur, si pasojë e të shtënave me armë.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Sindikata e Policisë së Kosovës.

Sindikata ka thënë se dënon atentatin kriminal që i mori jetën rreshter Muhamed Lika.

“Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës. Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës!”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Sindikata ka theksuar se Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend.

“Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve”, thuhet tutje në reagim.

Më tej Sindikata ka shtuar se qëndrojnë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojnë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin ndaj detyrës dhe Republikës.

“Nder dhe lavdi për sakrificën e Rreshter Muhamed Lika!”, thuhet në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here