Home LAJME Shpërthimi në Zveçan, reagon Posta e Kosovës: Ky akt kriminal nuk na zbraps

Shpërthimi në Zveçan, reagon Posta e Kosovës: Ky akt kriminal nuk na zbraps

0
Shpërthimi në Zveçan, reagon Posta e Kosovës: Ky akt kriminal nuk na zbraps

Një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan pak pas mesnatës të martën.

Policia bëri të ditur se një tjetër granatë e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar Posta e Kosovës.

Ndërmarrja Publike në fjalë, këtë sulm e quan akt kriminal, e po ashtu kërkon nga autoritetet hetim të plotë të rastit.

Ndër të tjera, Posta e Kosovës është zotuar se do të vazhdojë punën me përkushtim duke ofruar shërbime cilësore.

“Njoftojmë qytetarët se në këtë qytet vazhdon të jetë funksionale edhe zyra postare Zveçan-1, e cila ndodhet në objektin e Komunës. Falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesional. Së shpejti edhe zyra postare Zveçan-2 do të rikthehet në shërbim të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Postës së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here