Home LAJME Totaj uron festën e Fitër Bajramit

Totaj uron festën e Fitër Bajramit

0
Totaj uron festën e Fitër Bajramit

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,  ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam festën e Fitër Bajramit.

“Të nderuar qytetarë të besimit islam, urime festën e madhe të Fitër Bajramit!

Fillimisht, agjërim të pranuar të gjithë agjëruesve në muajin e shenjtë të Ramazanit!

Uroj që kjo ditë të sjellë paqe, begati dhe lumturi në familjet dhe zemrat tuaja – le të mbretërojë harmonia, dashuria dhe solidariteti mes nesh, duke e ndarë gëzimin me ata që kanë më së shumti nevojë.

Zoti ju bekoftë me shëndet, mirësi dhe suksese në çdo hap të jetës!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here