Home LAJME Nesër dita e parë e Fitër Bajramit, namazi falet në orën 06:59 minuta

Nesër dita e parë e Fitër Bajramit, namazi falet në orën 06:59 minuta

0
Nesër dita e parë e Fitër Bajramit, namazi falet në orën 06:59 minuta

Muaji i shenjtë i Ramazanit përfundoi sot, më 29 mars, ditë e shtunë. Dita e parë e Bajramit të Madh do të jetë më 30 mars, ditë e diel. Me këtë rast, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar të gjithë besimtarët islam të komunës së Prizrenit se namazi i sabahut do të falet në orën 05:41 minuta, ndërsa namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:59 minuta.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, KBI në Prizren, ditën e parë, më datë 30 mars, e diel, organizon pritjen solemne për urimin e Fitër Bajramit, në selinë e KBI-së, prej orës 10:00 – 12:00.

“Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, të gjithë besimtarëve islamë të Komunës së Prizrenit, ua uron festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin Fuqiplotë, që ta ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here