- Reklama -

26 vite që kur serbët dogjën muzeun e Lidhjes së Prizrenit me rreth 11 mijë eksponate historike

Dje janë bërë 26 vite që kur kriminelët serbë kanë djegur Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ishin 11 mijë eksponate historike.

Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si tërësi urbanistike dhe arkitektonike që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit të Prizrenit. Kompleksi ndodhet në mes të lumit Lumbardhi i Prizrenit, Kompleksit të Marashit (Mësonjëtorja – Dersëhanja), Rrapit të Marashit, dhe shpateve të Kalasë së Prizrenit.

Në kuadër të këtij kompleksi ndodhet ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit, Muzeu, Biblioteka dhe Leximorja, Galeria e Arteve, Medreseja, Xhamia e Mehmet Pashës, Tyrbja si dhe objektet e banimit.

- Reklama -

Në vitin 1946, Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit u emërtua si Sheshi i Lidhjes së Prizrenit dhe u regjistrua si vlerë në Raportin Teknik të UNESCO-s.

Pas viteve 50 të shekullit XX kanë filluar rrënimet masive të objekteve të vjetra duke zgjeruar rrugët, duke ndryshuar rrjedhën e lumit Lumbardh në emër të “modernizimit” të qytetit. Tani nga ky Kompleks kanë mbetur pak objekte banimi të ruajtura dhe janë shkatërruar edhe disa pjesë të medresesë.

Në vitin 1968 për arsye të ndërtimit të rrugës është bërë rrënimi i objekteve buzë lumit derisa vetëm ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dislokohet për disa metra në perëndim. Edhe në vitet 1976/78 janë bërë ndërhyrje të rëndësishme duke rrënuar disa objekte të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës për të formuar Muzeun e Lidhjes së Prizrenit për nder të 100 vjetorit të saj.

Ndërsa, gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999 është djegur tërësisht ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes së Prizrenit e cila është rindërtuar në qershor të vitit 2000. /kultplus/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort