Stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka arritur të parandalojë futjen e substancës së dyshuar narkotike.
Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, tentativa për kontrabandim është zbuluar dhe neutralizuar në kohë/
Lidhur me rastin, janë njoftuar autoritetet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e përgjegjësve.