Shteti i Kenias ka njoftuar se ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacollin në ceremoninë e nënshkrimit të njohjes e kanë pranuar si të deleguar të presidentes Osmani.
Në postimin në platformën “X” thuhet se Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.
“Kenia e ka njohur Kosovën si shtet. Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në vitin 2010. Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit. Në këtë drejtim, presidenti William Ruto sot u takua me të dërguarin special të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Behgjet Pacolli, në Shtëpinë e Shtetit në Nairobi”, thuhet në postimin e shtetit të Kenias.