Opozita ka reaguar pas mashtrimit në të cilin pretendohet se ka rënë kryeministri Albin Kurti nga komedianët e famshëm rusë, “Vovan & Lexus”, të cilët i janë prezantuar Kurtit si presidenti letonez.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi është konfirmuar se kryeministri Albin Kurti ka rënë në grackën e komedianëve rusë, duke besuar se po fliste me Presidentin e Letonisë.I pari i LDK-së ka postuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ndërsa në sfond dëgjohej Kurti duke biseduar me komedianët rusë.