Ministrja e Drejtësisë ka thënë se 88 noterë do të fillojnë ushtrimin e detyrës së noterit më 7 Prill 2025.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se pas përfundimit të trajnimeve 6 mujore, sot nënshkroi vendimet për fillimin e ushtrimit të detyrës për 88 noterë nga data 7 Prill 2025.
“E falënderoj Odën dhe trajnerët për bashkëpunimin dhe të gjithë noterëve ju uroj punë të mbarë duke kërkuar zbatim të kompetencave në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Haxhiu.
- Reklama -