Home LAJME Fillojnë hetimet për procesin e votimit me postë

Fillojnë hetimet për procesin e votimit me postë

0
Fillojnë hetimet për procesin e votimit me postë
epa01935547 Workers of election commission count votes at the counting center, in Pristina, Kosovo on 16 November 2009. The local elections held on 15 November are the first since the ethnic-Albanian majority unilaterally declared Kosovo independence from Serbia in February 2008. The polls were seen as a test of Kosovo's readiness to organise democratic elections on its own. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përcjell albinfo.ch.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”.

Po ashtu është kërkuar që të sigurohen të dhënat e detajuara votuesve të regjistruar jashtë vendit.

Ndërkohë janë kërkuar edhe kopjet elektronike të të gjitha fletëvotimeve përmes postës të numëruara në QNR dhe të zarfeve.

Për votat me postë ka pasur ankesë Lëvizja Vetëvendosje. Kjo parti ka kërkuar që të anulohen votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë ardhur me postë. Sipas LVV-së, në këto vota ka pasur vjedhje industriale. LVV-ja ka kërkuar anulimin e gati 19 mijë votave për LDK-në.

LDK-ja ka konsideruar se me këto veprime, partia në pushtet po u bën presion autoriteteve.

Në votat me postë ka pasur ankesë edhe Koalicioni i Partisë Demokratike të Ashkalinjve dhe Lëvizjes për Bashkëveprim, që ka kërkuar të anulohen votat e Partisë së Ashkalinjve për Integrim.

Sivjet në diasporë u votua nëpër përfaqësi, por edhe me votë me postë. Në përfaqësi diplomatike, LVV-ja mori mbi 80 për qind e LDK-ja ishte e treta me 7.3 për qind të votave. Ndërkaq në votën përmes postës, LVV-ja mori 51.89 për qind e LDK-ja 30.21.

Akuza e VV-së ka qenë kryesisht për shpërputhje të votave të disa kandidatëve të LDK-së nga votimet tjera në votimin me postë.

Votimin me postë e shfrytëzuan rreth 60 mijë qytetarë.

Të mërkurën, (sot), është dita e fundit kur Gjykata Supreme, si instanca më e lartë gjyqësore në procesin e zgjedhjeve, të dalë me vendime për ankesat e subjekteve politike./koha.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here