- Reklama -

Vrasjét e fundit në Kosovë, Kurti i bën thirrje organeve të drejtësisë që të hetojë rastet me seriozitet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për tri rastet e vrasjeve që kanë ndodhur për tri ditë rresht në Kosovë.

Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë me seriozitet këto raste për shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve.

- Reklama -

Ai po ashtu tha se vrasja është akti më i rëndë që mund të ia bëj njeriu-njeriut.

“Fillimisht dua të ndaj brengën dhe shqetësimin në lidhje me katër rastet e fundit të ndodhura tri ditët e fundit. Ftoj organet e rendit, hetuesin dhe drejtësinë që të hetojnë me seriozitetin më të lartë shkaqet, rrethanat dhe predispozitat e dorasëve në mënyrë që edhe të vihet drejtësi edhe të parandalohen raste të këtilla në të ardhmen. Vrasja është akti më i rëndë që mund të ia bëj njeriu-njeriut. Ajo asnjëherë nuk guxon të normalizohet. Vrasja është jo vetëm vrasje e njeriut, por edhe e shoqërisë në të cilën ai njeri bënte pjesë. Gjithë vendi është tronditur dhe është lënduar nga kjo seri e vrasjeve që duhet të ndalohet dhe dënohet. Na duhet analizë e kujdesshme profesionale, veprim i menjëhershëm institucionale dhe reflektim shoqëror që adreson dhunën që kemi parë në këto ditët e fundit”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu tha se ngjarjet e rënda kanë ndodhur pikërisht në shënimin e javës kur NATO-ja 26 vite më parë kishte filluar bombardimet në Kosovë për të ndalur gjenocidin e Serbisë.

“Kjo është thirrje për të gjithë ne edhe për faktin që fillojmë javën për fillimin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë për ta ndal gjenocidin e Serbisë dhe përkujtojmë masakrat e njëpasnjëshme të aparatit shtetërorë të Serbisë që synonte shfarosjen e popullit shqiptar”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, brenda tri ditëve në vend ndodhen tri raste tragjike.

Dy në rajonin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar vrau një tjetër në Vushtrri, rasti tjetër në Stanovc të Vushtrrisë, ku një person vrau ish- punëtoren e tij dhe më pas veten, si dhe mbrëmjen e së martës një person mbeti i vdekur nga gjuajtjet me armë dhe një tjetër i plagosur. 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort