- Reklama -

Albin Kurti fillon negociatat me minoritetet për formimin e Qeverisë

Albin Kurti ka filluar negociatat për formimin e Qeverisë së re, pas dështimit për të arritur shumicën e nevojshme për të udhëhequr vetëm, raporton GazetaBlic.Kështu bëjnë me dije burime të GazetaBlic, ku pas një humbje të dukshme në mbështetje, nga mbi 50% të votave në vitin 2021, në zgjedhjet e fundit ai siguroi vetëm 42.30%, një rezultat që ka minuar mundësinë për të krijuar një administratë të vetme dhe ka detyruar Kurtin të kërkojë koalicion me partitë e minoriteteve jo-serbe.

Ky rënie e mbështetjes ka ngritur pikëpyetje mbi autoritetin dhe besueshmërinë e liderit të Vetëvendosjes, i cili dikur udhëhoqi me një frymë të fuqishme popullore.Negociatat aktuale me minoritetet jo-serbe janë një reflektim i ndryshimit të klimës politike në Kosovë, ku kërkesa për stabilitet dhe përfshirje e të gjithëve është më e theksuar se kurrë.
Ndryshe, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë dhe rezultateve të tyre përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

- Reklama -

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duket se është ende larg. Me partitë opozitare që e përjashtojnë bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe me këtë të fundit që këmbëngul se do ta formojë vetë qeverinë, situata mbetet e hapur për çdo skenar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ai do të udhëheqë sërish me ekzekutivin e ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha Kurti shkurtimisht për gazetarët më 10 mars.

Por, për PDK, kolalicion me VV’në nuk është i mundur, madje kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza kishte deklaruar se: “Me VV-në në asnjë mënyrë nuk hyjmë në koalicion, edhe sikur të na jepnin kryeministrin”.Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja s’do të shkojë në koalicion me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Megjithatë, ai ka përjashtuar edhe mundësinë e koalicionit me partitë e tjera opozitare nëse LDK-së nuk i ofrohet posti i kryeminstrit.
“Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta [VV-në]. Ky ishte qëndrimi ynë paraelektoral dhe mbetet i njëjtë”, tha Abdixhiku.Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës.

Rruga për formimin e institucioneve të reja do të hapet vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë certifikuar rezultatin zgjedhor. Numërimi i votave ka përfunduar dhe tani procesi është në fazën e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

LDK-ja mori rreth 17 për qind të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, një ngritje prej rreth 5 për qind në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2021. Sipas parashikimeve, LDK-së do t’i takojnë 20 ulëse në Kuvendin e ardhshëm.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort