Home PRIZRENI ME RAJON Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me IAAP “ Ymer Prizreni”, shënuan Ditën e Poezisë

Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me IAAP “ Ymer Prizreni”, shënuan Ditën e Poezisë

0
Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me IAAP “ Ymer Prizreni”, shënuan Ditën e Poezisë

Të premten, për nder të Ditës së Poezisë, Biblioteka e Prizrenit në bashkëpunim me IAAP “Ymer Prizreni” ka mbajtur një orë letrare. Ky aktivitet letrar është mbajtur në ambientet e këtij institucioni arsimor, ku nxënësit dhe shkrimtarët prizrenas lexuan poezi të ndryshme që përkonin me këtë Ditë. Nxënesit lexuan poezi në disa gjuhë, në atë shqipe, turke, boshnjake, angleze dhe gjermane.

Në fund, drejtues të Bibliotekës i shpërblyen nxënësit me libra, si shenjë motivimi për angazhimin e tyre të deritanishëm. Ndryshe, në IAAP “ Ymer Prizreni”, gjatë ditës së sotme përmes aktiviteteve të ndryshme është shënuar edhe Dita Botërore e Pyjeve, ajo e “ Syndrome down” si dhe Dita e Pranverës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here