Home RAJONI DHE BOTA Trump paralajmëron: Ata që sabotojnë makinat Tesla mund të përballen me 20 vjet burg, po ju vëzhgojmë

Trump paralajmëron: Ata që sabotojnë makinat Tesla mund të përballen me 20 vjet burg, po ju vëzhgojmë

0
Trump paralajmëron: Ata që sabotojnë makinat Tesla mund të përballen me 20 vjet burg, po ju vëzhgojmë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se njerëzit që kapen duke e sabotuar makinat e ‘Tesla’ mund të përballen me dënime deri në 20 vjet burg.

Trump këtë njoftim e bërë përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”.“Njerëzit që kapen duke sabotuar Tesla do të kenë një shans shumë të mirë për të shkuar në burg deri në njëzet vjet, dhe kjo përfshin financuesit.”, shkroi ai.

E gjithë kjo deklaratë e presidentit Trump vjen pasi që Prokurorja e Përgjithshme e ShBA-së, Pam Bondi, e cilësoi sulmin ndaj pronës së Teslës si “terrorizëm të brendshëm” dhe e siguroi opinionin se do të ndërmerren hetime të plota, të cilat do të sjellin pasoja të rënda për ata që janë përfshirë.Dis vetura të markës Tesla janë vënë në flakë ditëve të fundit në SHBA.

Elon Musk , CEO i kompanisë, i quajti incidentet një akt terrorizmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here