- Reklama -

Subvencionet për lindjet në 2024, sipas zyrtarëve afër 1,700 nëna përfituese në Prizren

Numri i nënave lehona përfituese të subvencioneve të Komunës së Prizrenit për lindjet e vitit 2024 pritet që të ketë një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake, kanë bërë të ditur zyrtarët e lartë të pushtetit lokal.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka theksuar se bazuar në të dhënat e Komisionit përkatës komunal numri i përfitueseve për lindjet në vitin e shkuar do të jetë rreth 1,700 sosh, raporton Telegrafi.

- Reklama -

“Komuna e Prizrenit për tri vite radhazi është duke i mbështetur nënat lehona. Në vitin e parë të aplikimit të kësaj skeme kanë qenë 1,650 nëna lehona përfituese. Edhe në vitin e dytë ka qenë afërsisht i njëjti numër. Ndërkaq bazuar në informatat e Komisionit përkatësisht përgatitjen e lëndëve afër 1,700 nëna lehona do të përfitojnë subvencione për lindjet e vitit 2024”, ka thënë Gashi.Sipas tij, kjo skemë e mbështetjes së njëhershme është e ndarë në tri kategori.

“Për familjet që kanë një fëmijë të lindur në vitin 2024 subvencioni nga Komuna është 250 euro. Për familjet me dy fëmijë, nga të cilët njëri është i lindur në vitin 2024, subvencioni është 300 euro. Ndërkaq për familjet me tre fëmijë, nga të cilët njëri është i lindur në vitin 2024 subvencioni është 350 euro”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se ky ka qenë standardi që është praktikuar në këto tri vite, për shkak të mundësive buxhetore të pushtetit lokal, raporton Telegrafi.

“Por kjo skemë mund edhe të rritet, varësisht nga të hyrat apo rritja e buxhetit, por edhe prioritetet tona meqë kemi plane që ta rrisim këtë mbështetje edhe më shumë”, është shprehur zyrtari i lartë komunal.Sipas tij krahas subvencionimit të nënave lehona, po shqyrtohen edhe planet që gjatë vitit të ardhshëm të mbështeten prindërit për pagesën e tarifave të çerdheve, varësisht prej mundësive buxhetore.Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit në fillim të muajit janar ka publikuar njoftimin për mbështetjen financiare të prindërve, fëmijët e të cilëve kanë lindur gjatë vitit 2024. Prindërit kanë pasur mundësinë që aplikimet ti dorëzojnë brenda 30 ditëve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort