- Reklama -

Turqia dënon ashpër sulmet’ izraelite mbi Gazë

Turqia ka reaguar ndaj sulmeve izraelite në Gaza, duke thënë se kjo shënon “fazën e re në politikën e gjenocidit”.

Ministria e Jashtme e Turqisë tha së shteti i Izraelit bëri masakër ndaj qindra palestinezëve që u vranë nga sulmet e së martës, duke shtuar se qeveria e Netanyahut “sfitoi njerëzimin përmes shkeljes së ligjit ndërkombëtar”.

- Reklama -

“Masakra e qindra palestinezëve në sulmet e Izraelit në Gaza këtë mëngjes, tregon se politika e gjenocidit të qeverisë Netanyahu ka hyrë në një fazë të re. Izraeli sfidon njerëzimin përmes shkeljeve të ligjit ndërkombëtar dhe vlerave universale në formën më të rëndë. Në një kohë kur përpjekjet për të arritur paqen dhe stabilitetin global po shtohen, agresioni i shfaqur nga qeveria izraelite kërcënon të ardhmen e rajonit. Është e papranueshme që Izraeli po shkakton një spirale të re dhune”, thuhet në reagim, raportoi TheGuardian.

Autoritetet turke kërkuan që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë një qëndrim vendimtar ndaj Izraelit “për të siguruar armëpushim të përhershëm në Gaza dhe dërgim të ndihmave humanitare”.

“Si Turqi, ne përsërisim mbështetjen tonë të palëkundur për kauzën e drejtë të popullit palestinez dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të kontribuar në përpjekjet që synojnë sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet tutje në reagim.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka qenë kundërshtar i luftës së Izraelit në Gaza. Ai e kishte akuzuar Izraelin për gjenocid edhe më parë, teksa ka kërkuar nga gjykatat ndërkombëtare që ta dënojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort