- Reklama -

Veseli, Krasniqi e Selimi ngushëllojnë Thaçin për vdekjen e babait: Nuk kurseu asgjë për lirinë

Në orët e vona të së dieles, ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.Për vdekjen e tij, ngushëllime shprehën edhe ish-bashkëluftëtarët që po gjykohen në Hagë, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Telegrami i ngushëllimit u përcoll nga Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.“Me dhimbje morëm lajmin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe prindit tuaj të dashur, si dhe bashkëudhëtarit tonë në rrugën e lirisë, i cili nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë. Haxhi Thaçi, më shumë sesa vetëm prind i një prej themeluesve të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës, ishte edhe vetë bashkëpjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të gjitha proceset e lëvizjes sonë kombëtare të shekullit të kaluar”, shkruan në telegramin e ngushëllimit dërguar familjes Thaçi.

- Reklama -

“Ndarja e tij nga kjo jetë është jo vetëm dhimbje, por edhe kujtim dhe mesazh se njerëzit jetojnë dhe nuk shuhen nga kjo botë nëse i kanë shërbyer më shumë sesa vetvetes – nëse i kanë shërbyer së mirës, vendit, nderit dhe kombit të tyre. Familjarëve të nderuar, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Bacës Haxhi dhe familjes Thaçi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta njerëzore, si dhe krenarinë për të. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort