- Reklama -

QRTK Prizren dhe ansambli “Katarina Josipi” angazhohen për ruajtjen e vlerave kulturore në fshatin Zym

Angazhimet lidhur me trashëgiminë kulturore në fshatin Zym dhe përpjekjet për ruajtjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore të trevës së Hasit janë diskutuar në takimin që drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar me drejtoreshën e Ansamblit “Katarina Josipi”, Lajde Kolgjeraj. Kjo e fundit është edhe anëtare e Këshillit për Fshatin Zym.

Sipas njoftimit të QRTK-së, gjatë takimit Hoxha është njoftuar me angazhimin e saj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, me një theks të veçantë në trashëgiminë shpirtërore.

- Reklama -

Aty është nënvizuar se në takim është diskutuar edhe për angazhimet tjera në fshatin Zym, duke përfshirë “Studimin e fizibilitetit dhe planin e menaxhimit për fshatin Zym të Hasit”, hartimin e projektit për restaurimin e Kullës së Zaptive dhe fillimin e punimeve për restaurimin e Kullës së Pjetër Prekpalaj, që pritet të përfundojë gjatë vitit 2026.

“QRTK Prizren vazhdon të punojë me këmbëngulje për ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e pasurisë sonë kulturore, duke bashkëpunuar me institucione dhe individë të angazhuar për të njëjtin qëllim”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

“Znj. Kolgjeraj, për vite me radhë, ka mbledhur dhe ruajtur veshje tradicionale shqiptare të grave të Hasit, duke kontribuar në mbajtjen gjallë të traditave tona ndër breza”, thuhet në njoftimin e QRTK-së, raporton Telegrafi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort