- Reklama -

Sorensen: Dialogu ka për qëllim pajtimin, kompromiset caktohen nga palët

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, pas takimeve që ka zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka deklaruar se qëllimi i dialogut është arritja e pajtueshmërisë, ndërsa kompromiset përcaktohen nga palët.Sorensen është pyetur nga gazetarët nëse ka ndonjë ndryshim në dialog, por ai ka theksuar se do të punojë në mënyrën e tij.

“Dialogu ka për qëllim pajtimin, dhe tani kompromiset përcaktohen nga palët, por ky është dialogu, këtë e kemi bërë nga viti 2012. Është thënë që dialogu do të ndryshojë, ne jemi të ri në fakt, dhe si lehtësues do të punojë në mënyrën time, ja kështu do të jetë”, ka theksuar ai pasi është pyetur se nëse duhet që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise ne dialog.Ai është pyetur edhe për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri, dhe u përgjigj duke thënë se “duhet të punojmë që njerëzit të shërbehen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë”.
Vizita e Sorensenit në Prishtinë ishte e para, por ai ende nuk e ka ndërmjetësuar ndonjë takim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.Ai e mori detyrën më 1 shkurt, duke e pasuar Mirosllav Lajçakun

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort