Një person është lënduar rëndë, pasi që dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë nga një objekt në ndërtim. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Suharekë më 16.03.2025 rreth orës 18:40 dhe personi ka lëndime të rënda në kokë.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim. Sipas mjekëve viktima ka lëndime të rënda në kokë dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK” – njoftoi Policia në raportin 24 orësh.Gjendjen e rëndë të pacientit e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.
“Po është sjellë dhe trajtuar në QE, gjendje e rëndë, është dërguar në Mjekimi Intensiv Qendror për trajtim të mëtutjeshëm”- tha Syla për KALLXO.com.KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Inspektoratin e Punës në Komunën e Suharekës, por deri në publikimin e artikullit nuk mori përgjigjje.Kurse Policia ka konfirmuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe Inspektorati i Punës dhe se rasti është nën hetime.