Home LAJME Rinumërohen votat në 36 nga 50 vendvotimet në të cilat kishte mospërputhje të numrit të nënshkrimeve me votat në kuti

Rinumërohen votat në 36 nga 50 vendvotimet në të cilat kishte mospërputhje të numrit të nënshkrimeve me votat në kuti

0
Rinumërohen votat në 36 nga 50 vendvotimet në të cilat kishte mospërputhje të numrit të nënshkrimeve me votat në kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar më 11.03.2025 se deri në ora 16:00 janë numëruar votat e 36 nga 50 vendvotimet për të cilat është urdhëruar rinumërimi për shkak të mospërputhjes së numrit të nënshkrimeve në listën e votuesve me numrin e fletëvotimeve në kuti.

Sipas KQZ-së deri në orën e lartpërmendur janë rinumëruar 33 nga 35 vendvotimet nga komuna e Vushtrrisë, ndërkaq nga 15 vendvotimet e komunave të tjera janë rinumëruar 3 sosh.

Rinumërimi po bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 09.02.2025.

Sipas rezultateve ende preliminare të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.9% apo 345,760 vota, PDK 22.04% apo 186,302 vota, LDK 17.64 apo 149,095 vota, koalicioni AAK-Nisma 7.46% apo 63,035 vota.

Këto rezultate nuk përfshijnë votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here