Home LAJME MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë – Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë – Gjermani

0
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë – Gjermani

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar pasi raportimeve që disa fluturime Kosovë – Gjermani pritet të anulohen.

Në njoftim, MPJD ka thënë se e gjithë kjo është shkak i grevës.

“Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në këto aeroporte.

Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se kjo situatë prek edhe linjat direkte ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.

MPJD në fund ka thënë se për njoftime të reja, ju ftojmë të përcillni faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here