Home LAJME Komisioni Europian do të marrë 150 miliardë euro hua për rritjen e armatimeve

Komisioni Europian do të marrë 150 miliardë euro hua për rritjen e armatimeve

0
Komisioni Europian do të marrë 150 miliardë euro hua për rritjen e armatimeve

Komisioni Europian propozoi të martën të marrë hua deri në 150 miliardë euro për t’ua shpërndarë qeverive të BE-së, në kuadër të një plani për rritjen e armatimit, i nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shqetësimet se Europa nuk mund të mbështetet më plotësisht te mbrojtja e Shteteve të Bashkuara.

Ky plan ka si qëllim të rrisë shpenzimet për mbrojtjen evropiane, duke u fokusuar në prioritete si mbrojtja ajrore, raketat dhe dronët.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, theksoi se Europa është gati të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtje, duke theksuar se jemi në një periudhë të armatimit.

Propozimi përfshin një fond prej 150 miliardë eurosh dhe mundësinë për të mobilizuar deri në 800 miliardë euro për mbrojtjen europiane.

Liderët e BE-së do të diskutojnë këtë plan në një samit të veçantë të enjten.

Për më tepër, Komisioni përpiqet të inkurajojë shtetet anëtare të BE-së të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të përdorin fondet ekzistuese, duke shmangur ofrimin e fondeve të reja nga BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here