Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po numërohen kutitë e fundit me vota të personave me nevoja të veçanta.
Këto janë kutitë e fundit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 09.02.2025.
Kutitë e fundit të cilat janë pothujse në përfundim janë votat e personave me nevoja të veçanta.
Komisioni Qendror i Zgjdhjeve ka thirrur konferencë për media në orën 19:00, mirëpo konferenca pritet te mbahet pas pak minutash, pasi të përfundojë numërimi i votave të fundit.
Sipas rezultateve ende preliminare të zgjedhjeve të 09.02.2025 Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.9% apo 345,760 vota, e ndjekur nga PDK me 22.04% apo 186,302 vota, LDK 17.64% apo 149,095 vota, koalicionni AAK-Nisma Socialdemokrate 7.46% apo 63,035 vota.
Rezultatet e zgjedhjeve mund t’i gjeni në linkun: rezultatet2025.net.