Home LAJME Përfshihet nga zjarri një ashensor në një vend punishte në Prizren

Përfshihet nga zjarri një ashensor në një vend punishte në Prizren

0
Përfshihet nga zjarri një ashensor në një vend punishte në Prizren

Gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:15, në Prizren.Tutje bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar.

“Raportohet se gjatë punimeve në rrënimin e një objekti të vjetër, është përfshirë nga zjarri një ashensor lëvizës i cili shërbente për ngritjen e personave dhe materialit. Zjarri është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

(Foto Ilustrim)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here